Lajme të Fundit

FLET KOLONELI MYSLYM PASHAJ: GREQIA KA BËRË GJENOCID NË ÇAMËRI

Kolonel i Detit, Myslim Pashaj, i njohur ndryshe si njeriu që denoncoi marrëveshjen e detit me Greqinë, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka folur për një nga çështjet më sensitive ende e pazgjidhur prej 70 vjetësh, çështja kombëtare çame. Kolonel Myslim Pashaj deklaroi se më në fund ka mbërritur zgjidhja e çështjes kombëtare çame, duke iu referuar deklaratës së komisionerit për zgjerimin, Johannes Hahn. Pashaj i bën thirrje qeverisë shqiptare që të tregohet e matur dhe këmbëngulëse me Athinën zyrtare për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes 70 vjeçare, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet pa konflikt. Kolonel Pashaj thekson se nuk duhet të cenohen marrëdhëniet me Greqinë, pavarësisht se grekët do të tentojnë që ta mbrojnë deri në fund pretendimet e saj ndaj Çamërisë.

http://gamginc.com/?viopwas=site-rencontre-facebook-application&626=63 cherche mariage homme divorce de setif why not try this out sitio de citas cusco rencontre sur nice rencontre usep course longue site de rencontres québécois see rencontre homme pour mariage en tunisie ze rencontre ca decoiffe -Si e vlerësoni deklaratën e komisionerit për zgjerimin, Johanes Hahn, për ekzistencën e çështjes çame?

Ju më pyesni për Çështjen Çame…sikur ta kërkonit këtë, prej ndonjë planeti tjetër, prej një largësie të dhimbshme të kujtesës së botës shqiptare e cila në hark të një shekulli, u përfshi nga erupsioni i antinjerëzores, (e në këtë rast është edhe antishqiptare), i luftës, i orekseve gllabëruese, i urrejtjes brenda racës njerëzore, në pjesë të ndryshme të botës, në shtete fqinjë siç ka ndodhur me Shqipërinë dhe Greqinë. Çamëria është një gjymtyrë e kombit shqiptar. Largësia në kohë, kujtesa, rrënja dhe shprishja të gjitha brenda një durimi të pamatë, i afrohen një sinjali që është duke bërë një jehonë të veçantë. Çështja Çame është pjesë e çështjeve të pazgjidhura, por edhe e përpjekjes së gjithësishme të popujve (e në këtë rast të popullit shqiptar) në mbijetesën e tij. Çështja Çame, është Çështje e Ballkanit dhe e Europës në brerjen e ndërgjegjes së saj. Kjo do të dilte një ditë, e do të pëlciste nga rëndesa e saj, kjo ardhje ka qenë e natyrshme dhe ja ku doli nga goja e z. Johanes Hahn.

-Dhe ne duhet të ngazëllehemi ?

Jo në asnjë mënyrë! Nuk ka shpërthime emocionale gëzimi, por jemi në front e në përpjekje lufte dhe për të tentuar tek vendosja e drejtësisë, në logjikën dhe arsyetimin e arrirë të demokracive europiane. Është epokë e peshimit të padrejtësive të historisë. Nuk është zëri i një diplomati, apo shtetari të vetëm, nuk është as mbajtja me hatër e një shteti apo e një lobi…Në asnjë mënyrë jo. Është maturi e sotme e politikës së Europës që gjeti rastin dhe bëri performancën e saj. Kësaj maturie, ne duhet t’i përgjigjemi me një dukje të epërme të dinjitetit të kombit tonë të shprishur. Pa urrejtje, pa brohorima dalë boje…

 -A është ky një sinjal për Athinën zyrtare ?

Unë mendoj se nuk ka të bëjë vetëm me një sinjal, sepse Athina e ka brenda saj “sinjalin” dhe “brerjen e ndërgjegjes” së saj të kahershme se ç’ka ndodhur me Çamërinë, me zogorinë e ferrin e spastrimit etnik, me gjurmët që s’shuhen dhe varre që s’humbin, me trojet e rrënuara, me hipotekën tragjike të atyre rrënjëve çame. Ky është një realitet që s’nëpërkëmbet dot. Prandaj kërkon vetëm një qasje të Çështjes Çame, në një mënyrë tjetër, si nevojë e Europës për të mbyllur plagët.

 -Po tronditja në Athinë dhe deklaratat e shtetarëve të lartë të saj?

Nuk mund të presësh tjetër gjë. Nuk është kaq e lehtë që tërë ai opinion i thurur në kohë, të mund të shthuret njëherë. Janë klithma nacionaliste, janë pretendime dhe fushata pafund të varrosjes së Çështjes Çame, që domosdo, fqinji ynë do t’i mbrojë gjer në fund. As mos mendoni kurrë se do të vijë një ditë që të dëgjojmë ndonjë deklaratë pohimi zemërhapur nga ana e Athinës. Procesi dërgatave të shenjave të mos humbjes, ardhja e këtij momenti deshi një shekull e më shumë…zgjidhja ka hapur kllapat (ajo që do të shkruhet brenda kllapave nuk është e lehtë), por Shqipëria duhet të jetë brenda hullisë së një politike të matur por gjithnjë këmbëngulëse, në profilin e durimit të madh ndaj padrejtësive që i janë bërë kombit shqiptar.

-Po fati i marrëdhënieve me Greqinë?

Mendoj se nuk do të ketë plasaritje të mëtejshme, por goditje dhe kundërgoditje diplomatike që janë të natyrshme. Ne jemi fqinjë, por koha ka sjellë shndërrime të mëdha, një fluks emigracioni të shqiptarëve modernë që e tejkalojnë 600 000, që ndoshta e gjejnë përmidis të kërleshur mbi 2 milionë arvanitë, ka interesa të ndërsjellta ekonomike, ndaj duhet maturi, në çdo vendimmarrje, e për t’iu përafruar situatës. Shqiptarët nuk duan konflikte.

 -Po Çështja kombëtare, a ngelet si një integral i cili nuk është zgjidhur…?

Edhe ky është një realitet tragjik. Shpesh për këtë shqiptarët sot anatemohen. Duke i quajtur anakronikë, nacionalistë, irredentistë etj. Kosova e sotme doli në dritën e yllit kombëtar, si një riparim i padrejtësive të mëdha të bartura në supin tonë kombëtarist nga një vepër e madhe e çlirimit kombëtar, por dhe e veprës të NATO-s dhe SHBA-ve. Ja, ky është procesi kur kirurgjia e vetvetes së Europës hap mbas hapi po i jep krahë përafrimit të integralit kombëtar shqiptar. Ndërkaq, qëndrimi i sotëm i Qeverisë së Shqipërisë është në pajtim të plotë të parimit të mos ndryshimit të kufijve, sepse kjo është politikë e BE drejt bashkimit me të cilin ne jemi në të njëjtën hulli. Kështu që Çështja kombëtare ngelet e pazgjidhur në rrënjë të saj.

Intervistoi Eneida Jacaj SOT.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

3 Comments on FLET KOLONELI MYSLYM PASHAJ: GREQIA KA BËRË GJENOCID NË ÇAMËRI

  1. Pavllo Bezhani // October 9, 2016 at 9:02 am // Reply

    Ceshtja came eshte ashtu si shkruan Kolonel Myslim Pashaj, pa i levizur nje presje.

  2. Ne fund te shtatorit 2016 isha ne Parga me pushime. Shumica e njerezve mbi moshen 60, flitnin Shqipen e kulluar lokale, te rinjte edhe pse nuk e dinin gjuhen, kishin ndergjegjesimin e qarte qe ishin Shqiptare. Edhe ne Janine e njeta situate. Mendoj qe performanca e Shtetit Shqiptar pas ’90 nu ka patur impakt pozitiv. Problemi i madh eshte se qeveria Shqiptare po interesohet per Camet muslimane te spastruar e te vrare dhe pasurite e tyre, por humbja me e madhe eshte mosvemendja ndaj Shqiptareve ortodokse qe qeveria dhe kisha Greke i ka konsideruar djallezisht si greke, pa qene te tille. Ata jane njelloj shqiptare si ne por per ta nuk flet kerkush dhe ata jane nen terrorin kishtar dhe shteteror per te mos folur gjuhen shqip, te mos shprehin identitetin e tyre shqiptar, te mos shfaqin kulturen e tyre te jashtzakoneshme shpirterore e materiale, e mbi te gjitha duke e konsideruar “territor grek”, na eshte pervetesuar edhe historia dhe objektet antike qe gjenden me shumice ne ato territore. Mendoj qe qeveria jone duhet te flase edhe ne emer te tyre dhe t’i ndergjegjesoje dhe nxise per t’ju rikthyer identiitetit te tyre te origjines per te mos bere kete jete hipokrite kur detyrohen te thone se jane ashtu sic nuk jane ne fakt. Fillimisht duhet shpallur nje krahine autonome, pastaj hapat e tjere.

  3. Mendoj se tani eshte momenti i duhur qe te kerkohet e drejta e popullit tone ne Çamëri, Konicë, Kostur, Follorine, përtej Gramozit etj! Duhen hapur utgjentisht shkollat shqipe ose Arvanitase,pak rëndësi ka si do të quhen! Shteti shqiptar duhet të hartojë strategjitë për zgjimin, ndërgjegjësimin dhe vetëtijen e popullësisë Arvanite të krishterë të Greqisë. Ka ardhur koha qe Arvanitët nuk duhet të vazhdojne te jenë në trysni nga shteti grek, por duhet vetë ata ta kërkojnë gjuhen dhe hapjen e shkollave! Shteti jone duhet ti vije ne ndihme me findet e posaçme dhe asistencen e duhur! Zoti e bekofte Çamërinë , Arvanitët

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!