Lajme të Fundit

SHQIPTARIZIMI ME VENDIM SHTETËROR I TË DËRGUARIT GREK ANASTAS JANULLATOS: NJË MOMENT REFLEKTIMI

click for more Posted on December 30, 2017 in Ballina, Kujtesë Historike, Politikë, Spotlight

http://lokoli.com/?rtyt=topos-de-la-rencontre-amoureuse-en-litt%C3%A9rature&078=3f MIRDIT TOSKA

http://vahidsport.com/pltyte/factore/3222 Në shtetin shqiptar po bëhet shumë zhurmë për dhënien e shtetësisë së shtetit shqiptar ekzarkut grek Anastas Janullatos që tashmë është në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare si kryepeshkop. Ky vendim shumë i rëndësishëm politik nuk mund të kalohet asesi në heshtje. Megjithatë, po kalon në heshtje dhe me një heshtje të padurueshme sidomos në qarqe te caktuara që duhej të ishin shumë të interesuara. Dhe kjo gjendje e ka nje shpjegim qe duhet dhënë me kujdes dhe I peshuar mirë.

sites rencontres toulouse Së pari ky ishte një veprim politik. Ishte një kusht tjetër, në listën e gjatë e të papërballueshme të Greqisë për të mbyllur problemet midis dy vendeve sic duan grekët. Në dukje një lëshim i vogël në krahasim me pritshmërinë e marrjes së detit, në cdo formë që do të jepet në pronësi të Greqisë, hapur ose me ndërmjetës shfrytëzues, ky ishte një veprim me pasoja afatgjata. Për grekët ishte shumë e rëndësishme sepse konfirmoi varësinë e ortodoksisë në shtetin shqiptar nga Kisha Ortodokse Greke përmes exarkut Anastas, tashmë kryepeshkop dhe shqiptar me shtetësi. Jo më kot të gjithë zyrtarët grekë dhe shtypi grek i bëri jehonë të madhe dhënies së kësaj nënshtetësie. Ata që merren me politikë atje e dinë rëndësinë e kolonës së pestë që është kisha ortodokse në shtetin shqiptar.

http://feelgoodbiochem.com/?milforw=rencontre-en-ligne-telephonique&69e=87 Së dyti, ky veprim i koordinuar tregoi se përtej ndasive midis Ramës, Metës dhe Berishës, këta në pikat kryesore mirëkuptohen. Dhe ky ishte një rast kur Meta bëri atë që i shërben qeverisë, dhe Saliu me heshtjen e tij bëri pot ë njëjtën gjë, për të mos folur për atë karagjozin që është në krye të PD. PAria e Tiranës ka disa muaj që është angazhuar fuqimisht në zgjidhjen e problemeve me Greqinë dhe në këtë pikë shihet se, me gjithë dallimet, cizmet, etj. etj., mirëkuptimi është i thellë.

dating services in utah Së treti, ky veprim tregon qartë edhe ndasitë e thella në bashkësinë ortodokse shqiptare. Nga një anë grekomanët dhe bizantinët e shumtë dhe që janë shtuar këto kohët e fundit, dhe që e shohin kishën si thelbin e identitetit të tyre u gëzuan fort me këtë veprim që e shtyn kishën shqiptare edhe më fort nën influencën greke. Këta që shiten si patriotë duan një shtet shqiptar nën thundrën ortodokse dhe grekofil. Nën cfarëdo ombrelle që paraqiten, si shoqata, rrethe, individë, apo paterica të Kishës greke, këta e shohin këtë veprim si një hap të mëtejshëm të shtrirjes së kontrollit të Kishës dhe të shtetit grek mbi shtetin shqiptar. Këta duan Bizantin e vogël nën hijen e Greqisë në shtetin shqiptar. Bashkësia e tyre ortodokse është një fortesë progreke dhe byzantine në zemër të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, janë ortodoksët që sundojnë sot shtetin shqiptar, drejtojnë qeverinë me shumicë dhe kanë 100 vite që me të gjithë mënyrat e mundshme nuk i kanë hequr duart nga drejtimi i shtetit dhe kontrolli i vlerave thelbësore që e kanë mbajtur të ndarë shtetin shqiptar nga vetëdija etnike. Edhe këta, thellë-thellë, e p[ërditë e më hapur, e shohin veten si bizantinë, por të fshehur dhe të kamufluar si kozmopolitë dhe europianë, dhe në dukje, të gjithë sa janë, shqiptarë, vllehë e grekë, shiten si më shqiptarë se shqiptarët etnikë. Por edhe këta e kanë një mur të pakalueshëm në mendje kur vjen puna tek ndasia fetare. Për këtë arsye, edhe ato familje që një kohë ishin shtylla e shqiptarisë fanoliste në Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare, tashmë janë të heshtura dhe ndjekin si mënjanë zhvillimet brenda kishës që janë kaq thelbësore për identitetin e tyre si ortodoksë dhe si shqiptarë etnikë, aq sa ndjehen të tillë.

http://www.comitesdepistagecancers.fr/ployka/179 Së katërti, vetë Janullatos po i zhvillon të gjitha meshat greqisht, përdor gërshërë simbolike ngjyrë blu, dhe bën cdo gjë që në mendësinë e besimtarëve ortodoksë që tashmë janë kthyer të gjithë tek Krishti e jo tek kombi apo shteti, tregojnë se kujt i shërben. Të gjitha fjalët se do të jenë shqiptarë pasuesit nuk vlejnë një dysh. Pasuesit janë shpirtërisht më grekë se grekët, dhe më antishqiptarë se antishqiptarët grekomanë fanariotë të Dhespot Jakovit.

rencontre noir et blanc Së pesti, është tepër shqetësues zhvillimi që edhe bashkësitë e tjera fetare janë pajtuar me këtë veprim ultra-anti-shqiptar. Bektashinjtë-jenicerë e kanë qëndrën e kryegjyshatës botërore në shtetin shqiptar. Si një sekt që nuk njeh autoritet më të lartë se kryegjyshin, dikur si Agai i Jenicerëve, këta duan të ruajnë kontrollin e tyre mbi sektin e tyre në një shtet të dobët dhe gjithashtu të kontrollueshëm prej tyre. Edhe pse ortat e tyre janë të përcara në nivel politik, sekti është shumë kompakt dhe i rikrijuar ushtarakisht gjatë këtij trazicioni. Po ashtu, edhe katolikët që e marrin strukturën fetare nga jashtë dhe e kanë qëndrën në Vatikan, jashtë shtetit shqiptar, nuk duan një shtet apo një kishë mirefilli shtetërore dhe kështu pajtohen me këtë veprim dhe e mbështesin. Një zhvillim jo më pak domethënës është edhe pajtueshmëria dhe ngrohtësia që po tregon bashkësia muslimane sunite. Deri më tani një bashkësi shqiptare për shkak të influencave të kohëve të fundit, edhe këta janë të prirur që të pajtohen me ardhjen e figurave fetare nga shtete të tjera. Pra, është cështje kohe përpara se në krye të të gjithë bashkësive fetare të kemi njerëz që janë në origjinë etnike joshqiptarë etnikë. Dhe ky është një tregues se të gjithë këta janë të përbashkësuar dhe të dakordësuar që të ketë edhe një dobësim të mëtejshëm të shtetit dhe të kombit shqiptar dhe të ndjenjës kombëtare shqiptare.

http://www.livingislam.co.za/vilki/1756 Së gjashti, një veprim i tillë i shërben projektit të përcarjes së mëtejshme të shqiptarëve të ndjekur me konseguencë nga paria e Tiranës dhe nga sindikata ndërkombëtare e krimit që i udhëzon dhe i drejton. Duke ndjekur taktikën “përcaj e sundo”, paria e Tiranës po lejon krijimin e ekuilibreve fetare në të cilat ajo do të jetë arbitër i fundit. Mirëpo përcarja fetare nuk ka kufinj. Kur ndasia fetare fillohet dhe kur bëhet thelbi i identitetit atëherë nuk ka asnjë nivel pajtueshmërie të mundshme. Etnia bëhet dytësore dhe shteti bëhet tretësor në identitet. Shteti shqiptar bëhet fushë beteje qytetërimore, një eksperiment që i sheh shqiptarët duke luftuar kundër njëri-tjetrit. Kjo është thjesht cështje kohe: me ligjin mbi pakicat, me ndasitë fetare dhe etnike, dhe me riorganizmin territorial, paria i ka shtyrë shqiptarët paevitueshëm në këtë rrugë. Ato flamujt që varën Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha dhe të gjithë maskarenjtë e tjerë antikombëtarë, antishqiptarë ishin thjesht lecka për fushatë. Qëllimi i tyre djallëzor vazhdon e zbulohet cdo ditë dhe ai është shkatërrimi me kulm e themel i kombit shqiptar.

link Së shtati është problemi i vetëdijes etnike shqiptare. Ky rast tregoi se shtetësia dhe kombësia nuk janë të përputhshme. Me kënë shqiptar me pasaportë nuk je shqiptar etnik. Sipas të njëjtit parim, edhe shqiptarët nga Kosova, Kosova Lindore, Ilirida, Malësia apo Camëria dhe Diaspora, le të marrin sat ë duan një pasaportë shqiptare, ato nuk bëhen shqiptarë etnikë, porn ë fakt pranojnë një identitet shtetëror të një shteti të sunduar nga pakica jo shqiptare. Nëse Anastas Janullatos është shqiptar atëherë cfarë shqiptari jam unë që nuk njoh etni tjetër dhe që njihem tash 500 e kusur vjet, me dokumente, si shqiptar etnik??? Ose ai është shqiptar ose jam unë dhe të tjerët si unë. Pra, habia që vjen nga shqiptarët që nuk e kuptojnë këtë dallim të thellë do të kthehet shpejt në një vetëdijësim se këto identitete janë të dallueshme. Dhe nga aty do të shkojmë në rrugë të ndryshme. Jo se nuk i ka thënë këto paria, por njerëzit kanë zgjedhur të dëgjojnë atë që duan.

Së teti, ky rast i shqiptarizimit me anë të shtetit të një ekzarku grek tregon se ka ardhur koha që të organizohemi si etni shqiptare në një shtet që quhet shqiptar por që punon tërësisht, pa kushte, dhe me shumë intensitet kundër shqiptarëve. Ka ardhur koha që te kërkojmë të njëjtat të drejta si grekët, vllehët, bullgarët, magjypët, gabelët, maqedonasit, serbët e malazezët. Shqiptarët etnikë janë minoritet në shtetin shqiptar. Janë minoriteti më i paorganizuar dhe pa asnjë vetëdije etnike e kombëtare. Jemi i vetmi minoritet që natërheqin për hunde si duan ata. Dhe ky minoritet vë përpara fesë etninë dhe kombin. Duhet që aq sa jemi, ortodoksë, sunitë, katolikë, bektashinj, protestantë, e me radhë, të gjithë sa ndjehemi shqiptarë me gjak dhe që e duam shqiptarin tjetër të mblidhemi rreth njëri-tjetrit, rreth idesë së kombit dhe të ruajmë atë që e kemi të shenjtë: vetëdijen tonë etnike e kombëtare. Në një shtet kuy të gjithë luftojnë për veten e tyre edhe ne duhet të organizohemi për të mbrojtur të drejtat tona.

Etnia shqiptare nuk do të zhduket nëse nuk e bëjmë këtë gjë. Por ka gjasa që sit ë kalojë pak marrëzia e shumicës, do të kemi bashkësi fetare që flasin të njëjtën gjuhë dhe që kanë të njëjtën etni dhe që janë territorialisht kompakte që lëvizin në armiqësi të hapur me njëra tjetrën. Shndrrimi i shtetit antishqiptar në Libanin e Ballkanit është gjendja ideale për parinë, për bashkësitë fetare, dhe për shtetet e huaja. Proceset kanë shkuar larg, shumë larg, dhe unë e kuptoj se sa e vështirë është të ketë kthim mbrapa por pë rata që ndjehen shqiptarë, shqiptarizimi me anë të shtetit i një ekzarku grek është një këmbanë alarmi që nuk duhet të injorohet. Sepse ka treguar fytyrën e vërtetë të parisë dhe gjendjen ku jemi si shqiptarë. Kjo është një rrugë që na con në një luftë në të cilën askush nuk ka me tregue mëshirë për askënd dhe ku gjithcka është e mundshme. Dalja e vetëdijes etnike si parësore, krijimi i shtte-kombit dhe i shtet-kombit shqiptar për shqiptarët, në shërbim të tyre dhe të mbështetur prej tyre është rruga e vetme nga gremina e 19123-1920 ku po na shtyjnë të gjithë që të rrëshqasim. Prandaj, me moton “Shqipëria e Shqipëtarëve dhe Fundi i Tradhëtarëve” duhet nisur një betejë, me mjete sa më demokratike, të cilës nuk i dihet fundi por që gjithsesi duhet ta luftojmë për amanetet e varret e të parëve dhe për përjetësimin dhe ardhëmërinë e kombit dhe të brezave që po vijnë.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!