Lajme të Fundit

RRUGA E PËRPLASJES: METAFORA E DJATHIT ZVICERAN DHE SHKËRMOQJA E SHTETIT SHQIPTAR

votre site de rencontre easyflirt look at these guys conseil annonce pour site de rencontre http://parkbarnyc.com/?flomasr=premier-message-type-site-de-rencontre&678=e5 binäre optionen algorithmus single frauen oberhausen http://amazingmarbella.com/?menstryaciy=site-de-rencontre-ado-63&e8f=6a tableau rencontre roland garros official site mr sholz hook up download Posted on November 26, 2017 in Ballina, Tema Për Debat

SHINASI A. RAMA

Ndasitë në shtetin shqiptar kanë arritur një pikë vlimi. Metaforat ndihmojnë më tepër se analiza profesionale për të shpjeguar cfarë po ndodh. Shteti imagjinohet prej të gjithëve si një rrotë djathi zviceran. Djathi zviceran ka vrima në të cilat mblidhet ajori që nuk del jashtë dhe që e bëjnë djathin më të mirë e më të shijshëm, më të fortë e më djathë. NË këto vrima zakonisht rritet edhe myk që e bën djathin shumë të shijshëm. Myku ha anët e vrimës por shumë ngadalë dhe djathi mbetet jo vetëm djathë por bëhet edhe më i mirë. Tani në shtetin shqiptar, kur imagjinohet si rrotë djathi zviceran, kanë hyrë jo një myk por shumë lloje myku dhe ka kaq vite që e kanë brejtur totalisht. Djathi, d.m.th., shteti është jo vetëm holluar, por është I pazoti të ushqejë ushtritë e trupave që e kanë ngrënë deri më tani. Tani ka ardhur koha që ushtritë e trupave që e kanë ngrënë djathin në të cilin të gjithë kanë vrimën e tyre dhe në atë vrimë hanë sa munden, duhet të hanë njëri tjetrin. Nuk ka mbetur më djathë… Me fjalë të tjera, po I afrohemi me kujdes, por me shumë vendosmëri përplasjes midis ushtrive të mykut dhe luftës civile brenda shtetit.

Dhe përgatitjet janë shuëm intensive. Në shtetin antishqiptar ka një masë të madhe njerëzish të organizuar sipas parimeve fetare e etnike që luftojnë një luftë të hapur dhe me njëmijë mënyra për ti dhënë formën e drejtimin shoqërisë. Të gjithë këto bashkësi, sekte, tarikate, klane, katunde dhe stane,   duan një shtet qe tiu përshtatet interesave të tyre. Tashmë lufta, deri më tani e nëndheshme ka dalë në sipërfaqe. Përplasja është e hapur dhe të gjithë këto bashkësi tashmë kanë agjendat e tyre që herë janë të përputhshme e herë jo.

Së pari, si një sekt i mirëorganizuar, kozmopolitanët e reformuar nga universalistë komunistë në universalistë kapitalistë, si skllevër të vullnetshëm të parasë, dhe të sindikatës ndërkombëtare të krimit duan një shtet skllevërish. Në arritjen e objektivave të tyre këta po përdorin me shumë sukses masën e skllevërve të mëparshëm të Enver Hoxhës dhe të të indoktrinuarve me marrëzinë enveriste, oficerë, kuadro, partiakë, sigurimsa, arrivistë, sharlatanë, e me radhë. Këtyre iu duhet një shtet dhune që mbron pronën e tyre dhe të pronarëve të tyre. Skllevërit po realizojnë skllavërimin e tyre. Këta duan një shtet miletesh në të cilin gjithkush bën atë që don port ë gjithë punojnë për pronarët e vërtetë e të padukshëm.

Së dyti janë bashkësitë fetare. Të organizuara si ushtri kompakte, herë me veladon, herë me raso, herë me dolloma, këta bashkësi të drejtuara nga ideologji fetare duan një shtet që të ndërhyjë sa më pak në punët e tyre. Me një fjalë, si bizantinët ortodoksë shqiptarë, tashmë hapur nën kontrollin e grekëve, njëlloj si në Qipro, ashtu edhe sunitët, nën influencat e rrymat turke që tashmë po përplasen hapur si erdoganistë dhe fetullahxhinj, dhe ca më pak nën influencat vehabiste duan një shtet që të ndërhyjë sa më pak në punët e tyre. Jo më pak të ndjeshëm janë katolikët që duan një bashkësi kompakte, jo vetëm fetare, por edhe territoriale. E njëjta gjë vlen edhe për bektashinjtë jenicerë, që duan bashkësinë e tyre fetare, si sekt, por edhe kontroll mbi territorin. Vetëm evangjelistët dhe dëshmitarët e Jehovajit nuk duan territory kompakt, por edhe për ta është cështje kohe sepse janë ende të dobët.

Së treti kanë dalë të fuqishme edhe klanet mafioze të bashkësive etnike. Shqiptarët të organizuar jo si etni por vetëm si katundarë, vllehët të organizuar si grup etnik por gjithnjë me cobenë stanarë, grekët që nga argatë dolën pronarë, dhe të tjerët si fshatarë, kërkojnë secili që të kontrollojnë territorin e tyre, krahinat respektive dhe të minojnë shtetin. Në rrugën e fuqizimit të klaneve kriminale janë krijuar edhe bashkësi që nuk duhej të ekzistonin por që tashmë kanë me mijra anëtarë të vetëshpallur. Edhe këta duan një shtet të dobët që I lë të bëjnë cfarë të duan vetë.

E kështu jemi në rrugën e përplasjes. Të gjitha zgjidhjet janë të përkohëshme. Nuk ka më djathë zviceran, d.m.th., nuk ka burime shteti. Deri më tani u mbajtën me shtetin. E privatizuan, e vodhën, e koncesionuan, e dhanë falas. Kur panë që kanë mbetur vetëm pak brume strategjike, iu kthyen përzënies e krimit, emigratëve, dhe trafikimit. MË pas, pikërisht kur pritej që do të kishte një përplasje shoqërore, ia lanë vendin në dorë Mafias së Lindjes së Mesme dhe vunë bombën narkotike që e ktheu shtetin në plantacion droge dhe krimi, por edhe qetësimi për masat e untuara të krimineleve nga të gjithë llojet e feve, etnive dhe bindjeve. Tani që ka mbaruar edhe qumështi nga ajo lopë, futën fitilat për përlasjen etnike dhe duan të sundojnë me metodën, ‘divide et impera” d.m.th. përcaj e sundo. Mirëpo në këtë rrugë, janë organizuar bashkësitë e ndryshme, janë forcuar lidhjet dhe janë duke u konsoliduar edhe më shumë interesat. Ushtritë e mykut që nuk kanë të hanë më nga shteti do të nisin të përplasen, për cështje të vogla, në dukje të parëndësishme. Mirëpo ndjeshmëria ka ardhur duke u rritur dhe nuk duhet shumë kohë përpara se të nisin sherrin. NË këtë pikë, nuk ka fare rëndësi se ku nis sherri. Nuk ka më para, të huajt duan të izolojnë atë vend, dhe ata që janë brenda duhet të hanë, por tani duhet të hanë njëri-tjetrin.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!