Lajme të Fundit

RAMUSH HARADINAJ DHE KATËR ZGJIDHJET PËR QARTËSIMIN E KUFIRIT KOSOVË- MALI I ZI

rencontres velo Posted on September 16, 2017 in Ballina, Kosova, Spotlight, Tema Për Debat

les rencontres ne sont pas un hasard Prof. Dr. MIRDIT TOSKA

look at here Problemi i qartësimit të vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi do të jetë një prioritet i qeverisë Haradinaj. Dhe këto ditë, ndër deklaratat e përsëritura shumë shpesh në takime nga kryeministri i Kosovës, sic bëri dje në takimin me ambasadoren kroate Kapitanoviq është edhe pohimi I djeshëm i Haradinajt se kjo zgjidhje do të arrihet shumë shpejt.

cherche rencontre femme gabonaise Në fakt problemi është zgjidhur me kohë. Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa dhe me ministër të Jashtëm Hashim Thacin në Maj 2015, me ndërmjetësimin e qeverisë së Tiranës, kanë rënë dakord që kufiri të jetë ai u përcaktua në vitin 1974. Kjo u përgatit me kalue në Kuvend, mirëpo ishte kundërshtimi i madh popullor që bëri që kjo marrëveshje të dështojë dhe të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës.

http://www.horse-previews.com/misisipoi/4165 Tani Malazezët thonë se marrëveshjen e kanë të nënshkruar dhe se është vetëm cështje kohe. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se kjo cështje do të zgjidhet. Atëherë pyetja është se si do të zgjidhet problemi? Nuk ka vetëm dy zgjidhje bardh e zi por ka katër zgjidhje të mundshme.

their website Një, zgjihdja me e ngjashme është që të aprovohet Marrëveshja e nënshkruar në Kuvendin e tanishëm. Kufiri ndahet si don Mali I Zi, dhe me të cilin është pajtuar Isa Mustafa e Hashim Thaci, d.m.th. vija e kufirit ndahet sipas ndarjes së vitit 1974. Mali I Zi merr diku tek 8200 hektarë tokë, kontrollon lumin Lumbardhe, Bjelluhen, pozicionet strategjike dhe Kosova humb 1% të territorit, që në mos tjeër, si burime natyrore, ujore, kullosa etj jane tejet te rëndësishme. Këtë duan të huajt, me këtë janë pajtuar edhe palët shqiptare, me përjashtim të Vetëvendosjes dhe gjasat e kalimit në Kuvend janë të larta. MIrëpo gjasat e kundërshtisë në rrugët e Kosovës janë edhe më të larta, kështu që duhet një shumicë e fortë në Kuvend të cilën e garanton PAN dhe LDK.

absolutely free canadian dating sites Zgjidhja e dytë është që pala kosovare paraqet argumentet e mbështetura në Komisionet e viteve 1948 (Gjilasi) e deri në vitin 1962 për ndarjen e kufirit midis republikave. Këtu del se Kullat e Rozhajes dhe pjesa nen Cakorr i takojne Kosoves. Kjo nuk ka shumë mundësi që të ndodhë sepse të gjithë këta e kanë nga një dosje të mbushur me krime e korrupsion që i bën të bëjnë atë që iu thuhet nga të huajt pa asnjë mëdyshje. Kur ke hall me ruejtë kokën e pasurinë, nuk të bjen ndërmend për Kosovën e kombin. Kjo ishte edhe tragjedia se si nga cetat patriotike u kalua tek cetat e Ali Babes.

frauen kennenlernen hobby Zgjidhja e tretë është që të riniset procesi dhe të bëhet një diskutim i zgjeruar publik. Të dy palët marrin në konsideratë interesat jetike respektive dhe arrijnë që të bëjnë një ndarje pak a shumë të përpjesshme larg nga kerkesat maksimaliste nga e cila nuk fiton asnjë palë, por nga e cila, të dy palët dalin pak a shumë të barabartë. Këtu pritet që malazezët të mos pranojnë, të huajt të ngulmojnë, dhe pala kosovare të ndeshë shumë rezistencë nga populli i Kosovës por ky është një process sqarimi që duhet të ndodhë sepse pakënasqësia do të shpërthejë në mënyra të tjera.

site de rencontre luxembourgeois Së katërti, zgjidhja është që të vazhdohet me këtë gjendje e me këto probleme të varura e të pazgjidhura. Vazhdon sherri dhe diskutimi, mospajtimi, jo e ke nënshkruar, jo se kemi pranuar, jo ta rishikojmë e ta diskutojmë, të bëjmë një komision e një mbledhje muajin tjetër, e natyrisht edhe ndërmjetësim vitin që vjen, Gjyqi i Hagës, Arbitrazhi ndërkombëtar e kështu me radhë derisa të mbrrihet një mirëkuptim për zgjidhje të pranueshme.

celebrity dating rumors Sepse ajo që duhet mbajtur mend është se në politikë nuk është vetëm problemi por koha kur shtrohet për zgjidhje. Kujt i intereson të zgjidhet problemi i vijës kufitare tani??? Cfarë ndodh nëse nuk zgjidhet problemi i vijës kufitare? Për Kosovën nuk ka asnjë problem. Kosova do të jetë ajo që është, marrëdhëniet me Malin e Zi do të vazhdojnë kështu si janë, do të ketë sherr, por territori për të cilin po diskutohet do të jetë gjithnjë i kontestueshëm.

Kosova as nuk fiton, as nuk humbet në se kjo cështje nuk zgjidhet sot, kur faktikisht katundarët tanë heroikë i kanë ulur brekët, janë në qeveri dhe po bëjnë para. Tani jane nen presionin e gjithkujt dhe peng i gjithkujt. Po të kishim një shtet normal do të ishte ndryshe. Por nuk e kemi dhe ky është rezultati.

Përse kaq ngut??? Me sa duket, në se malazezët nuk e sqarojnë problemin e vijës së ndarjes së kufirit, atëherë nuk përmbushin një nga parakushtet e pranimit në BE, d.m.th. “mospasje e problemeve me fqinjët.” Prandaj nuk ka pikë dyshimi se Mali I Zi ka një interes jetik që të zgjihdë këtë punën e kufirit. Po ashtu edhe BE ka interes që kjo punë të zgjidhet përfundimisht. Vetëm shqiptarët nuk duket se kanë ngut në këtë punë. Jo për tjetër por sepse cmimin duhet ta paguajnë shqiptarët.

Tani, Ramush Haradinaj duhet të bëjë një zgjidhje dhe ka gjasa që duke dashur të marrë një vendim përfundimtar i bën shumë dëm shqiptarisë. Me marrë atë që presin shqiptarët e Kosovës, dhe që politikisht nuk është aspak e mundshme, është fantazi. Me dhënë atë që kanë ranë dakord Hashim Thaci me Isa Mustafën në sytë e shqiptarëve që me siguri do të turren në protesta do të konsiderohet si tradhëti. Me e rinisë procesin dhe e mbajtë hapur do të ishte mjeshtëri. Kush ka interes me e zgjidhë problemin le të pajtohet me zgjidhjen e arsyeshme, e cila, duke parë interesat e të huajve dhe të malazezeve gjithmonë do të jetë më e mirë se me e njohë pa asnjë përfitim kufirin e vitit 1974.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!