Lajme të Fundit

PËRGJIGJE KOLEGUT PROF. DR. TAQI TULIPANI: TAQIU, ENDE NUK E KEMI DËGJUAR FUNDIN E KËSAJ HISTORIE…

Website ü30 single party dortmund les meilleurs sites de rencontres 2014 online dating first message example ligar chicas con novio http://ducove.sk/milno/5718 redirected here site rencontre Г©tudiant http://www.jandysbooks.com/?perdoluty=meilleur-site-de-rencontres-2017&6f0=ed these details Posted on October 29, 2017 in Ballina, Kulturë

Prof. Dr. TIRAK E. RROTA

Reagimet e shumta ndaj vdekjes së parakohëshme të një gazetareje të Bllokut dhe në vecanti ndaj kolegut Prof. Dr. Taqi Tulipani janë një këmbanë alarmi që duhet të na bëjë të mendohemi të gjithë. Publiku shqiptar është i ndarë me thikë. Rasti i kësaj të themi gazetare ka prekur një nerv të ndjeshëm. Në një anë ua ka sjellë vdekjen shumë afër, shumë prej atyre që janë të zhytur deri në fyt në orgjinë mediatike të parisë. Në vend të jetëgjatësisë, shumë vetë në këto ambjente po përballen me vdekjen e shpejtë, pa zhurmë dhe literalisht shkuarjen në hic. Po si paraqiten llogoret morale në këtë përplasje??

Në një anë janë ata që e shohin këtë person si mike, kolege, shoqe dhe që luftojnë të mbrojnë atë me të gjithë mjetet e mundshme. Argumentet janë të shumta: la të fejuarin që nuk e deshi. Iku nga prapambetja. E mohoi Kavajën dhe nuk donte ta shihte me sy. Kërkoi të jetë vetvete. U ngjit dhe u bë dikushi në Bllok. Mbrriti atë që nuk e mbrrin dot njeri. Kryeredaktore në Bluetooth. Me emission të vetin televiziv tek Klani. E kështu me radhë.

Të tjerë na thonë se paska qënë fetare e fshehur dhe i thonë motër sepse kjo kishte thënë se I lutej Zotit. Po si i lutesh Zotit duke u marrë me brekët, sytjenët e këmbëngatërrimet e të tjerëve??? Më në fund, e dëshpërimisht, bëhet thirrja që të mos preken të vdekurit dhe ti lëmë në paqe këtë në vecanti, por nënkuptimi është edhe këto degjeneratat që poi u vjen radha, kur t’iu vijë radha. Ironia është se të gjithë këta që bëjnë të 99-tat dhe kundër traditës shqiptare, kur vjen puna tek gjykimi, nuk duan ta gjykojnë këtë dhe iu drejtohen traditave! Arsyeja është se kanë frikë shumë gjykimin që poi u vjen mbas edhe këtyre vetë. Shoqërisë nuk I ka dalë dehja, por vdekjet e tilla I bëjnë esëll shumë prej këtyre që kanë bërë të 99-tat dhe I druhen shumë gjykimit të publikut.

Ana tjetër argumenton se e ghjithë kjo është një hipokrizi e cmendur. Zonjusha nuk kishte punë me orar të plotë. Një kohë përdorej si mbulojë për një gazetare tjetër me shumë emër që nuk donte të nxirrte emrin e vet dhe që bënte punën e ndyrë të kodoshes në politikë. Shto ketu se ka bërë gjithfarë punësh me pagesë dhe me një pagë qesharake. Pikëpyetje e madhe se si e mori emisionin e fundit në TV Klan… Arguemnti I tyre është se të ashtuquajtuart ‘kolege’ janë një tufë hipokritësh që e po e përdorin këtë fakiren që shkoi si gjethe fiku për maskarallëqet e tyre. Sepse kjo e la mësuesinë dhe u gjend në një pozicion riprodhues në trasmetim live… në Big Brother… Më pas u mor me thashethemet e pisllëqet e pafund të kulisave të Tiranës. Ëndrra e saj përfundoi në Bllok dhe aty, ajo nuk arriti të hynte. Kjo mbetet shembulli I degjenerimit dhe I maskarallëkut moral. Ndricimi I Bllokut është I rremë, argumenton kjo anë, dhe kjo vajzë e mjerë u bë një ushtare në përhapjen e vesit dhe të zvetënimit, të imoralitetit e kurvërisë në Tiranë. Prandaj, thojnë këta që janë jashtë parisë dhe jashtë rretheve mediatike, ishte një shpirti I humbur, I keqpërdorur dhe një jetë e harxhuar kot.

Megjithatë, nuk e kemi dëgjuar ende fundin e kësaj historie. Të ishte e sëmurë me epilepsy, as nuk fejohej në Kavajë, as nuk e pranonte njeri në Big Brother. Epilepsia të jep probleme me zemrën, por shoqet e saj e thirrën ambulancën në kohë dhe rrjedhimisht nuk do të duhej të kishte asnjë problem. Në se është ashtu, atëherë fajin e ka policia dhe ambulanca.

Përshkrimi që ndërroi dy herë, një herë u tha spazma dhe herën e dytë epilepsy është problematic. Të ishte epilepsia, do të duhej të shoqërohej me mbipeshë, kolesterol të lartë, dhe aritmi të theksuar. Kjo nuk ka të ngajrë. Të ishin spazma do të thotë se kemi të bëjmë me një mbidozë. Dhe serish, në se kanë arritur në kohë, sikur thanë, ose ndihma e shpejtë dhe polciia nuk e kishte ilacin dhe e la me vdekë, ose mbidoza ishte e një lloji të caktuar. Kjo I hap rrugën mundësisë që mund të ketë qënë object goditjeje, ose për shkak të së shkuarës, ose për shkak të emisionit – që ende nuk dihet publikisht se si e mori dhe kush u bë ndërmjetësi – dhe për cilën arsye duhej të kishte një emission të tillë, që do të nsite të hënën, në TV KLAN, ky person. Ka edhe një mundësi tjetër që të ketë pirë më shumë se duhet dhe në kombinim me pirjen e gjërave të palejuara të ketë tepruar, ose nga gabimi ose se dikush e ka llogaritur këtë punë me kujdes.te ishte alkool., do te dilte me perqindjen ne gjak.

Megjithatë, të vjen për të vjellë kur sheh histerinë e qarjeve të atyre që nuk kanë lënë gjë pa bërë, pa shpifur, pa mashtruar, pa ndotur dhe pa cmendur rininë shqiptare. Këta janë ata që qanë më shumë për këtë të mjerën se sa familja që ka heshtur me shumë dinjitet. Por nuk e kemi dëgjuar ende fundin e kësaj historie. Ose nga organet e rendit, ose nga qërimi I hesapeve midis elementëve kriminalë, ka gjasa që së shpejti të dalë një shpjegim më I kopsitur për vdekjen dhe shkaqet e vdekjes. Megjithatë, sado të ndjehemi keq, nuk duhet të lejojmë që vdekja e tillë të përdoret për të zbukuar Bllokun e vesit dhe për të krijuar një legjendë suksesi që kalon në procese riprodhuese dhe seks të hapur kinse është rruga e suksesit. Për ata që kuptojnë, vdekja e saj duhet të jetë një këmbanë alarmi dhe për të rinjtë e të rejat, një paralajmërim se cfarë I prêt nëse bien pre e lojës së ndyrë të parisë së Tiranës që kërkon gjithnjë freskinë, rininë dhe bukurinë e tyre për epshet dhe veset e veta më të ndyra. Edhe për ato, që do të pensionohen shpejt nga lodhja e tepërt dhe mbipuna, kjo do të jetë një lajmërim se kanë në ndërgjegje një krim të madh që do mbajnë me shumë të tjerë qe nuk falen, deri në ditën e gjykimit.

 

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!