Lajme të Fundit

NUK IU PAGUHEN RROGAT DHE PROFESORËT ULIN KOKAT: NJË TURP TJETËR QË NA DUHET TË BËJMË TË MENDOHEMI

http://racingcitychorus.org/filmo/1252 Posted on February 10, 2018 in Ballina, Kulturë

speed dating fb MIRDIT TOSKA

online dating regina Qeveria nuk ua paguan rrogën 15000 pedagogeve te universiteteve shteterore. Një heshtje totale që thyhet vetëm nga Akademik Artan Fuga. E pashë shkrimin e Prof. Fugës dhe të paktën ai ka karakter të thotë atë që mendon. Por duke mos dashur të përsëris atë që thotë ai, tani këtu ngrihen disa cështje. Së pari si I ka punët qeveria. Së dyti, si I kanë punët universitetet. Dhe së treti cfarë bën profesorati.

special info Së pari, qeveria. Cili është shkaku i mospagesës? Mosnënshkrimi I një VKM. Por, po të gërmosh pak, pyetja ngrihet se pse ndodhi kjo gjë. A ndodhi kjo sepse qeveria nuk ka para? ndoshta. Qeveria I gjen paratë gjithmonë, edhe pse këtu bëhet fjalë për një shumë rreth dhjetë milionë dollarë. Apo ndodhi sepse qeveria nuk funksionon, d.m.th. nuk e merr vesh qeni te zone? Kjo ka më shumë të ngjarë. Apo se kjo sjellje ishte e qëllimtë… për të parë se sa larg shkojnë profesorët? Mbetet për t’u parë por nuk dëshëron kush probleme tani kur duan të mbyllin punët e tyre. Gjasat janë që janë të tre problemet bashkë por pa folur ata që dinë nuk do të marrim vesh gjë. Megjithatë, shteti shqiptar e ka punen keq me anen financiare, strukturat nuk funksionojne si duhet dhe gjithsesi një shtet që nuk paguan rrogat në kohë është një shtet I falimentuar.

hombres solteros lindos Së dyti, profesorati ne universitetet shtetërore nuk I ka punët aq keq sa duket e paraqitet. Ndërtesat janë të reja, tani profesoret kanë zyra të këndshme dhe shumë të rinj e të reja që duan dije dhe që mendojnë të gjejnë punë drejtohen në universitetet shtetërore. Edhe një universitet si ai I Durrësit ka 28000 studentë dhe dy qendra relativisht cilësore në terma të ndërtimit e të organizimit. E njëjta gjë edhe në Tiranë. Mirëpo orientimi professional është I gabuar sepse dija që iu jepet njerëzve është e tillë që nuk gjen vende pune në ekonomi. Superprodhim në fusha të caktuara pa vlerë, por që janë thjesht një përgatitje e krahut të punës për jashtë shtetit apo emigrim. dhe pedagoget ne keto fusha jane te pazotet per te bere tjeter gje dhe jane bere pjese e mekanizmit. Shteti nuk ka ekonomi dhe nuk ka pse prodhon agronomë apo inxhinierë kur nuk ka ku ti fusë në punë. Ata që specializohen në fusha të duhura si mjekësia ikin Brenda dhjetë vitesh. Kaq dinë pedagogët, kjo është kërkesa e prindërve, dhe të rinjtë thjesht duan një qëllim në jetë që nuk e gjejnë në shkollë. Universitetet jane një valvulë shkarkimi e tensioneve shoqërore edhe pse profesorët janë bashkëfajtorë dhe nuk janë as frymëzues por as edukatorë, e lëre më organizatorë të studentëve të tyre. Bashkëfajtorë të qeverisë, ata I kanë kthyer universitetet në struktura mbarështrimi për interesat qeveritare, pa autonomi e pa dinjitetin e duhur.

rencontre amicale le mans Së treti problemi është profesorati dhe jo vetëm në lidhje me atë që bën në universitet por si sillet në jetën shoqërore. 15000 profesorë që nuk marrin rrogën e nuk bëzajnë është një turp I jashtëzakonshëm në cdo vend. Si I edukojnë studentët këta kur nuk dalinas të kërkojnë rrogat e tyre? Si presin këta të respektohen kur nuk janë të zotët që të protestojnë publikisht? Gjithkund këta duhet të jenë në ballë të shoqërisë civile dhe në shtetin shqiptar këta janë të gjtihë të dhjerë moralisht dhe presin rrogat. Njerëz që e durojnë këtë trajtim nuk kanë se si t’ia japin frymën shoqërisë, drejtimin proceseve shoqërore dhe të edukojnë njerëzit si duhet e brezin e ri në vecanti.

rencontre herpes Shkurt, qeveria nuk ua paguan rrogën pedagogëve dhe ata heshtin dhe ulin kokat. Qeveria e di se me kë ka të bëjë dhe se këta janë sic kanë qënë gjithmonë, dhe se mund t’ua paguajë rrogën si të dojë e kur të dojë. bashkefajtore me qeverine. Edhe studentët që I shohin në auditor e dinë se nuk janë të paguar dhe sillen si sillen. Cfarë modeli janë për studentët e tyre? Pse nuk protestojnë? Por po të bëjnë një grevë të gjithë këta dhe të vendosin të mos shkojnë në punë dhe të sakrifikojnë dy muaj rrogat, gjendja në shtetin shqiptar ndryshon menjëherë. Sepse mbas kësaj armate profesorati do të vihen studentët e tyre dhe shumë të tjerë. E ndërsa qeveria e di me kë ka të bëjë, dhe u turperon keshtu, këta ulin kokat se nuk duan të humbin rrogën dhe vazhdojnë mashtrimin e madh dhe të vullnetshëm që I shërben parisë së Tiranës. njelloj si koleget e tyre qe jane ne universitetet private dhe qe nuk paguhen me muaj te tere. kjo sjellje e profesoreve eshte një turp që kërkon një emër që nuk thuhet dot por qe te pakten duhet ta kuptojme se eshte nje nga shkaqet e te keqes qe na ka rene mbi koke.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

starstruck rencontre avec une star streaming vostfr Your email address will not be published.

hombres solteros mayores de 45

cherche un homme musulman *

*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!