Lajme të Fundit

NJË SHTET QË TË BËN TA HASH JASHTËQITJEN TËNDE DY HERË: REVOLTA QESHARAKE E ARTISTËVE…

rencontre om ol Posted on February 14, 2018 in Ballina, Kulturë

http://tgnguoinoitieng.com/manjak/2952 Prof. Dr. TAQI TULIPANI

dating sites for ugandans Këto ditë në Tiranë, ka nisur një revoltë interesante. Artistë të të gjithë niveleve janë duke protestuar kundër qeverisë. Dhe kësaj revolte po i jepet një vëmendje shumë e madhe në media. Emision mbas emisioni, artistët flasin, ankohen, drejtuesit i dëgjojnë dhe qeveritarët përgjigjen. E gjithë kjo zamallahi po shoqërohet me interes të madh nga publiku. Kush e sheh këtë gjendje nuk mundet përvecse me qeshë me gjendjen, me sjelljen, dhe me nivelin e poshtërsisë. Lë ti marrim gjërat një nga një.

read the article Ku është problemi? Qeveria don t’ia japë truallin e Teatrit Kombëtar një kompanie ndërtimi që të ndërtojë një kullë betoni ku do të shpërlahen paratë e drogës dhe të krimit dhe ku fitimi mbas ndërtimit – një metër katror që kushton diku tek 380 eurot do të jepet me qera 15 fishin e kostos së ndërtimit – është marramendës. Teatri Kombëtar do të spostohet në një anë të Tiranës ku nuk shkojnë as voyeurs lokalë, ata që dalin me pa se kush bën seks në pyll, ose pse nuk kanë shtëpi, ose pse kanë nostalgji për kohët e vjetra. Këtyre iu thonë se transferimi është ‘i përkohshëm’ dhe do të pritet sa të bëhet ndërtesa e re dhe në anë do të ketë Teatrin e rindërtuar, d.m.th. kur të rindërtohet. Nuk ka një studim, nuk ka asnjë tender, pse Teatri është ‘në rrezik shembjeje’ dhe mund të shembet nga minuta në minutë, si thuhet, nuk ka projekt për teatrin se si do të bëhet, por ka një projekt për një kullë që qarkullon nga zyra në zyrë! E kanë lënë të prishet se ka 21 vjet që ia ka vënë syrin një nga bijtë e kurvës afër kryeministrit që i sillet politikës si tutor semafori dhe e di se sa para do të bëjë.
Në fund të fundit, atë që thonë qeveritarët do ta bëjnë dhe do të cojnë policët që të mbajnë njerëzit larg. Mirëpo artistët njihen dhe kjo krijon problem. Kështu që do të duhet ta sfumojnë dhe ta bëjnë me kujdes. Sepse kjo është biznes I madh. Me atë kullë shpërlahen paratë, bëhen muret me granit – 210 euro metri katror – fitohen paratë, dhe ndërtohet një lopë financiare në formën e një kulle betoni ku lahen paratë përmes qerave, poshtërsive, krimit e me radhë.
Artistët e njohur që nga Robert Ndrenika e me radhë deri tek Bujar Asqeriu, Ema Andrea dhe të tjerët janë të shqetësuar sepse e dinë që me këtë i vjen fundi edhe lustrës së tyre së qeni aktorë. Kush shkon ne teatër tek Turbina kur këta që sundojnë nuk shkojnë as në teatër. Zv. Ministrja e Kulturës tha se nuk ka qënë asnjëherë në teatër. Natyrisht që as të tjerët nuk kanë qënë. Gjithsesi cfarë mund të thuhet??
Këtu mund të thuhen me lehtësi gjërat e mëposhtme. Si për t’ia nisur, ai Teatër Kombëtar nuk është as kombëtar, as shqiptar. Sa shfaqje të traditës dhe të autorëve shqiptarë që punojnë e flasin për shqiptarët ka vënë në skenë ai teatër??? Po hic, thuajse asgjë. Kujt i rruhet të shkojë e të shohë “Rojat e Taxhit” të Raxhij Joseph??? Po askujt…. Kjo flet shumë. Artistët po protestojnë por sundimtarët e dinë mirë se në kohën e marrëzisë kombëtare e të humbjes së vlerave nuk i merr kush seriozisht. Edhe pse kanë 27 vjet që përdoren nga politika si ua ka pasur qejfi. E ku ka shkuar jashtë shtetit Teatri Kombëtar??? Vetëm në Kinë, dhe atje pse iu dhanë fonde kinezët!
Tjetra është se artistët, që u përdorën dhe u ledhatuan nga sistemi I mëparshëm, u përdorën edhe nga ky system, tani po hidhen në plehra me lehtësi. Në mendësinë e tyre të ngushtë ata duan të luajnë role që janë shënjuese për një talent të madh. Mirëpo ato role nuk I thonë asgjë banorëve të Unazës së vogël e jo më të gjithë Tiranës. Në një shtet hajnash, drogaxhinjsh, e kodoshësh nuk I rruhet kujt për Hamletin e Makbethin e jo më për ‘Rojet e Taxhit”… kështu që situata është krejtësisht paradoksale. Teatri Kombëtar bën shumë pak për të justifikuar ekzistencën e tij si një institucion qëndror.
E vërteta është se në shoqërinë e llumit të krijuar në Tiranë, të krimit e të hajnisë, të kurvërisë dhe të mashtrimit, ku sundon ideologjia kozmopolitane, edhe këta artistët e dorë së vjetër janë të huaj! Dikur lustra e qytetërimit në shtetin shqiptar, sepse jetonin e punonin në teatër kur të tjerët punonin tokat si skllevër, tani janë tëhuajzuar nga shoqëria dhe nga vetë shteti që duhej ti përdorte por që nuk I sheh të dobishëm për agjendën e vet. Paradoksi është se artistët dhe arti qytetërimor nuk ka më vend në shtetin shqiptar. Nuk ka spektatorë, nuk ka rëndësi, nuk ka lidhje me jetën e njerëzve, është thjesht I huaj për mendësinë e shumicës. “ to be or not to be” e Hamletit nuk ka kuptim për një pari e cila kalon mbi kufoma cdo ditë dhe nuk e rruan as për vete, as për familjet e tyre e jo për dilemat njerëzore. Le më njerëzit e tjerë që duhet të fitojnë bukën e gojës dhe janë mësuar të dëgjojnë Spartak Ngjelën, të shohin Arian Canin, dhe që bombardohen me kurvëritë e të gjithë botës. Edhe ortodoksët bizantinë shohin më me lezet “Sulltaneshën Kosem” se sa Hamletin.
Shkurt, kjo është një dramë shumë e thellë që në dukje nuk I prek jetët e shqiptarëve. Zhurma që po bëhet në media vjen se ka ngatërresë se dikujt nuk po I pëlqen ta marrë truallin ai grupi që ia ka vënë syrin Teatrit. Shqiptarët argëtohen por nuk e vrasin trurin se ku shkon Teatri që ata nuk shkojnë ndonjëherë ta vizitojnë. E megjithatë në një nivel më te thellë, kjo lojë me teatrin na tregon se kozmopolitanizmi i parisë sunduese thellësisht katundare dhe të stërkurvëruar është i kufizuar tek paraja. Por edhe një shenjë shuëm më e keqe është heshtja e dhjetramijëra vemjeve që mbahen për intelektualë që nuk tunden të mbështesin institucione jetike për identitetin kombëtar. Të gjithë bëjnë sehir.
Edhe artistët që ankohen për Teatrin por pa parë kontekstin e krizës së thellë ku jemi, dhe pa u bere pjese e agjendes per ndryshim, janë kthyer në figura argëtuese komike dhe jashtë kohës e vendit. Pompoziteti i tyre fals, dhe arroganca e hapur e parisë janë shenja se po shkojmë drejt fundit. Fundi është kur tjetri e bën të keqen pa u munduar ta fshehë dhe ti e pranon si të pashmangshme. Kjo gjendje dëshpërimi, në të cilën mbasi u përdorën pa mëshirë, artistët që e mendojnë veten të mëdhënj tani e shohin se ua kanë futur, na tregon se artistët kozmopolitanë nuk janë fare të lidhur me popullin e tyre dhe se arti i tyre nuk iu thotë njerëzve asgjë, po hic asgjë. Kështu do të vazhdojnë derisa të shuhen ose derisa të ulen në nivelin e pritshëm dhe ditën e Valentinit ta quajnë Dita e Pallës. Ndërkohë, garderoba e Teatrit është paketuar dhe gjërat do të lëvizin sepse kanë lëvizur paratë dhe në atë vend e shtet në gjendje marrëzie kriminale, paraja të bën të hash mutin tënd dy herë dhe për tu dukur servil i bindur, dhe për ta shtyrë deri nesër, duhet të hash pak më shumë edhe nga ai i kryeministrit dhe shpurës së tij. Të shohim se si do të sillen kur të shkojnë tek Turbina… se keta duan te marrin rrogat… dhe kulla do te behet si simbol i modernizimit dhe prosperitetit te kohes se cmendur ne te cilen na ka rene fati te jetojme.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!