Lajme të Fundit

KRYETARI I VETËVENDOSJE! Z. VISAR YMERI, U TAKUA ME PËRFAQËSUES TË LUGINËS

dating a dancer guy go to my site como conocer gente en tu ciudad rencontre femme argentine the league dating app gay http://gsc-research.de/gsc/research/studien/detailansicht/index.html?tx_mfcgsc_unternehmen[uid]=1396 http://onsc4x4.com/?mariypol=oasis-voyage-la-rencontre-des-mondes&c48=fe my site http://micado-web.at/?makrywnik=partnersuche-julia&039=12 you can try these out Posted on October 21, 2016 in Ballina, Lugina e Preshevës, Spotlight

Sot kryetari i Lëvizjes VetëVendosje! Z. Visar Ymeri u takua me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, dhe Nënkryetarin e Komunës së Preshevës, z. Xhelal Memeti. Në takim diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se shqiptarët e Luginës, të cilëve çdo herë e më shumë po u shkelen të drejtat, po u përkeqësohet e vështirësohet jeta, janë të përndjekur e të diskriminuar nga Serbia por edhe të shpërfillur nga Prishtina e Tirana.

Institucionet publike të shqiptarëve në Tiranë e Prishtinë duhet urgjentisht ta ngenë zërin dhe ta luftojnë këtë diskriminim e përndjekje ndaj shqiptarëve. Është e papranueshme që Serbia të mos kushtëzohet deri sa ajo të mos e ndryshojë politikën e saj shtypëse karshi shqiptarëve, e hegjemoniste karshi shteteve të rajonit. Bashkëpunimi, afrimi e miqësimi me Vuçiqin nuk është i ndarë prej të kaluarës së tij kriminale e së tashmes së tij shtypëse. Në rrethanat aktuale, kur heshtet karshi qeverisjes së Vuçiqit, bashkëpunimi me të rrezikon të shndërrohet në legjitimim të shtypjes.

Në takim u vu theksi tek Politika e Tiranës dhe e Prishtinës ndaj Luginës. Bashkëbiseduesit thanë se politikat e qeverive në lidhje me Luginën bashkërenduar dhe se të dy qeveritë, duhet ta kenë në fokus mirëqenien, barazinë, e të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Ajo duhet t’u shërbejë shqiptarëve dhe të garantojë se ata nuk do të jenë viktima të përndjekjes e shpërnguljes.


Shqiptarët që jetojnë historikisht në këto 3 komuna janë një ndër bashkësitë më të diskriminuara e më të rrezikuara të Evropës. Ky rrezik dhe diskriminim vjen nga Serbia e cila pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që aplikon praktika represive karshi shqiptarëve.

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!