Lajme të Fundit

KOHA PËR NJË REFLEKTIM: MARRËZIA KOLEKTIVE DHE POSHTËRSIA NDËSHKOHEN PA MËSHIRË E PASHMANGSHMËRISHT

site de rencontre japan Posted on December 3, 2017 in Ballina, Spotlight, Vështrime

actividades para solteros tarragona SHINASI A. RAMA

read this article Atë që po ndodh me ne, nuk na e ka bërë natyra apo Zoti, por ia kemi bërë dhe ia bëjmë vetes. Natyra ka rrjedhën e vet dhe njeriu duhet t’I përshtatet asaj dh eta ndryshojë aty ku mendet e me sa mundet. Mirëpo kur njeriu I del përpara natyrës dhe sillet sipmbas interesit të vet e jo logjikës atëherë ndëshkohet rëndë. Kjo është edhe gjendja në të cilën jemi sot. Natyra ka rrjedhën e vet dhe, në marrëzinë tonë, individuale, shtresore dhe kolektive, ne kemi menduar se ligjet e saj nuk funksionojnë. Një shenjë tjetër e marrëzisë kolektive. dje e thyem rekordin boteror te shembjes se urave me shi me prurje normale. Sot e thyem rekordin qe vendosem po vete… dje u shemben shtate ura, sot u shemben tete!!!

sie sucht ihn 67433 Realiteti në shtetin shqiptar është se ka zona të shumta që janë përmbytur në këtë fund vjeshte dhe që do të përmbyten edhe më shumë gjatë dimrit. Dhe në vetvete, kjo nuk është asgjë anormale. Kemi fusha të tëra që janë nën nivel ose të detit ose të prurjeve jashtë normales. Kemi zona të tëra që janë përmbytur rregullisht dhe për cdo vit në të gjithë shtetin antishqiptar. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë gjë. Në fakt, fushat duhet të përmbyten, me periudha, në kohën kur duhet, në mënyrë që të bëhen më të plleshme. Një masë e madhe e ultësirës dhe e fushave tona janë përfituese të përmbytjeve të tilla që kanë efekte shumë positive mbi tokën, dhe begatimin e saj. Pozitivja e sistemeve të drenazhimit e të kullimit që u ndërtuan me kaq kujdes e me mund gjatë kohës së sistremit të mëparshëm, që ishte një system shkencor dhe teknokratik i përparuar, modern dhe cilësor më kohën kur u bë, nuk ishte që të shmangnin prurjet e lumenjve, përrenjve, rrëkeve e shirave por t’i kontrollonin dhe ti mirëdrejtonin duke marrë sedimentet dhe duke shmangur kalbëzimin. Të dënosh realitetin dhe natyrën, dhe të shpresosh se nuk duhet të ketë përmbytje është një marrëzi dhe një sjellje e padëshërueshme sepse tregon moskuptim të shumë elementëve që janë të shmangshëm por në plan afatgjatë shmangja e tyre bëhet e dëmshme.

site de rencontre ado love Megjithatë ka shumëcka që ka ndodhur e cila e bën realitetin të jetë I frikshëm për shqiptarët. Le të rreshtojmë disa nga dukuritë që duhen rivlerësuar në këtë gjendje ku jemi, dhe të ndalemi në disa nga raportet e ndërtuara që janë kontribues të gjendjes kaq tragjikomike në të cilën gjenden shqiptarët.

online dating philippines Së pari, është hipokrizia e neveritshme e sundimtarëve politikë të atij vendi. Të gjithë ata që kanë dhënë leje ndërtimi, kanë lejuar ngritjen e qendrave tregtare mbi lumenj, banesave dhe pallateve në toka nën nivelin e detit, argjinaturave artificiale në formën e parapeteve ku ndodhin cuditë shqiptare, si përmbytje në një anë të rrugës dhe thatësirë në anën tjetër, se i njëjti shi po binte, janë përgjegjeës. Po cfarë bëjnë sot??? Shajnë njëri-tjetrin, bëjnë sikur punojnë, ecin nëpër shi, puthin kryebashkiake me lot në sy, ecin në rrugë me baltë dhe nuk thonë asnjë gjë për përgjegjësitë e tyre. Si ish-kryetarë të Bahskisë së Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë përgjegjësi për City Park në Tiranë ku ndodhi gjysmagjeli I përmbytjes, sepse ata e kanë dhënë lejen për ndërtimin e funksionimin e asaj katrahure urbane. Në vend që të dalë se kush e lëjoi katrahurën betonizuese, këta shajnë njëri-tjetrin. Po banesat që përmbyten cdo vit kush i lejoi të ndërtohen??? Po dale se kemi edhe ca të tjerë si Sali Berisha dhe Ilir Meta që, me demek bënë rrugë e ura dhe së bashku me Edi Ramën, kinse me ndërtimin e rrugëve dhe të urave e kanë cuar atë shtet në një nivel që ka gati 10 miliardë dollarë borxh…. Hipokritë, gënjeshtarë, mashtrues, dhe hajna. Realiteti që po shpaloset tregon se këta politikanë janë përgjegjës për një krim të madh dhe të jashtëzakonshëm në histori vetëm e vetëm për përfitimet e tyre dhe të mafiave që i mbështesin. Këta që fusin në burg fukarenjtë për dritat e papaguara lejojnë që të bëhen ndërtime të tilla vrastare dhe të rrezikshme. Duke qëne se dinë mirë se si cilat janë pasojat krimi i tyre është I ndërgjegjshëm.

recherche femme islandaise Së dyti, kemi një masë të madhe të njerëzve që e kanë shitur votën dhe investimi I politikanëve që e kanë blerë me 50 euro është kthyer 100 fish. Këta, me mendjen e ngushtë të tyre deshën shtëpi në breg të lumit, në mes të fushës që përmbytet cdo vit, apo në tokën e bukës. Qëllimi I tyre është që politikanët ti lënë të bëjnë atë që duan këta!!! Por detyra e politikës është të mos lejojë njerëzit të bëjnë marrëzinë që iu shkon ndërmend, ky është funksioni kryesor I ligjit dhe I shtetit. Tani ankohen??? PO këtyre iu përmbytet shtëpia cdo vit dhe nuk lëvizin, aty rrinë e përmbyten. Po për shpyllëzimin nuk ka dënime? Po për gërryerjet e gurëve, të shtarteve, të hedhjeve, të grykëderdhjeve e me radhë nuk ka dënime?? Është detyrë e shtetit që ti shpërngulë, to mësojë së duhet të shkojnë në një vend tjetër, të bëjë rrugë e të caktojë hapësira për ndërtim e banim që clirojnë tokën e bukës nga marrëzia, e lënë natyrën të bëjë atë që duhet, dhe mbrojnë njerëzit nga vetvetja. Mirëpo keqkuptimi I demokracisë dhe I shtetit nis me mendjen e djallëzuar të parisë dhe mbahet gjallë me mendjengushtësinë e njerëzve të tjerë. Paria do ti lëjë të bëjnë atë që duan, dheb të përmbyten sa herë të duan, sa kohë që nuk ndërhyjnë me votën. Dhe këta, shumica janë militantë të marrë partiakë që I zgjedhin sa herë ka zgjedhje…. Për 50 euro dhe për favore që sic shihet në këtë rast janë vdekjeprurëse.

site de rencontre alsace lorraine Së treti, sot më shumë se kurrë vihet re dallueshmëria dhe mospajtueshmëria ndërmjet asaj që ndodh dhe asaj që paraqitet në shtetin antishqiptar. Propaganda e fuqishme e parisë së Tiranës dhe e veglave të saj në të gjithë jashtëqitjet mediatike online dhe në letër si Tema, Mapo, Shqiptarja, Gazeta Shqiptare, Rilindja Demokratike, Sot, Koha e Jone e me radhë është tejet e intensifikuar dhe e djallëzuar deri në ekstrem. Idiotë dhe maskarenj, eunukë dhe kopukë të pafund vjellin marrëzira në shkrimet e tyre dhe ky është burimi që duhet të informojë njerëzit. Në fakt ky është instrumenti I fuqishëm I propagandës së parisë. Duke helmatisur njerëzit me rrena, duke u marrë me jetët e kurvickave të të gjithë niveleve, dhe duke pasqyruar pika informacioni e detaje të pavlera këto krijojnë një pamje të rrejshme të asaj që po ndodh. Përshtypja që krijohet është se qeveria po punon, cdo cdo gjë është në kontroll dhe realiteti është se dje e sot është thyer dy herë rekordi botëror I shembjes së urave

see this page Së katërti, institucionet e paralizuara të shtetit janë thjesht një vegël dhune në duart e parisë. Asnjë arrestim, asnjë hetim, asnjë dënim, asnjë ndëshkim!!! Dy nga urat që u shembën kanë kushtuar me miliona dollarë. Por asnjë fjalë, askund. Sepse zyrtarët e dinë se po u arrestua ndërtuesi, ai do të sjellë projektin e aprovuar nga politikanët që nuk kanë interest ë dalin në gjyqen e të dënohen. Dhe paraja e vjedhur dhe e fshehur nuk ka erë sepse ka ikur jashtë!!! I shohim këto qelbësirat që janë vampirët e shqiptarëve që vijnë me paratë e vjedhura, dhe mundihen të edukojnë pjellat e tyre, të investi=ojnë e biles të na duken edhe si atdhetarë. Kërma e ndyrësira të neveritshme, tani e shohin këtë që po ndodh si një mundësi tjetër për të bërë para.

site de rencontre fille arabe Më në fund duhet thënë se gjendja do të përkeqësohet. Fuqia e vërtetë e parisë sunduese është se ia arrin që të bardhën ta bëjë jeshil, dhe të zezën të verdhë, të bardhë, si i intereson asaj. Por, realiteti nuk mbulohet me shoshe.  Përmbytjet sa kanë filluar. Lumenjtë me brigjet e zhveshura, digat dhe argjinaturat që po cahen, urat që po shemben, dhe fshatra të tërë që duhej të ishin shpallur ndërtime të paligjshme janë vetëm fillimi. Sepse tani e deri në Prill të vitit që vjen ndëshkimi I Zotit dhe I natyrës do të jetë I pamëshirshëm. Kemi lumenj që me shkrirjen e dëborës që tani I ka kaluar 30 centimetrat në vende të caktuara do të bëjnë namin. Qytetet nuk do të kenë ujë, përmbytjet do të shkatërrojnë pasuritë e mundin e njerëzve, vuajtja e tyre do të jetë e pamatë, dhe marrëzia kombëtare nuk ndihmon në përballimin e situatës. Sepse, në se ka një mësim që duhet nxjerrë nga kjo gjendje është se kush shkatërron shtetin-komb dhe institucionet e tij literalisht e dënon vetveten me vdekje. Dhe vdekjet e tilla janë të ngadalta, të pamëshirshme dhe me sjelljen e tillë, bëhen edhe të pashmangshme.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!