Lajme të Fundit

JEMI KTHYER KU ISHIM: 105 VITE MBAS PAVARËSISË

rencontre foot Posted on November 30, 2017 in Ballina, Kujtesë Historike

rencontre celibataire gratuit SHINASI A. RAMA

partnervermittlung frauen kostenlos Kaloi edhe festimi i 105 vjetori i pavarësisë së shtetit të cunguar shqiptar dhe realisht pati shumë pak reflektim për gjendjen e vërtetë të kombit dhe të shtetit. E megjithatë, është e nevojshme të reflektojmë për gjendjen duke e përdorur shpalljen e pavarësisë si një pikë referimi. Në këtë mënyrë, do të mund të kuptojmë edhe më mirë se ku jemi e cfarë problemesh kemi. Po I bie shkurt sepse cdo zgjatje eshte e tepërt. Ka të paktën shtatë paralele të frikshme që tregojnë se kemi shkuar mbrapa, shumë mbrapa! por tashme në një formë rrethore sepse tani po e shohim të njëjtën greminë, por nga më lart. kriza me te cilen perballemi eshte me virulente dhe me e frikshme, por ingredientet jane pak a shume te njejtet si 105 vite me pare.

mujeres solteras hispanas Së pari, në periudhën e 1912-1914, shteti ishte i ndarë në bashkësi fetare, në struktura katundare, dhe pa asnjë vetëdije mbarëkombëtare. Sot jemi në të njëjtën gjendje. Bashkësite e ndryshme, fetare etnike, dhe katundare janë në të njëjtën gjendje. Ortodoksët që duhej të ishin shqiptarë nuk ndjehen e nuk veprojnë më ashtu sepse feja është kthyer qëndrore në sjelljen e tyre. dhimojerondët e arhondët e tyre e shohin veten si qënie superiore dhe me humbjen e autoqefalisë janë kthyer në një bisht të politikës byzantine antishqiptare të grekëve që kontrollojnë kishën. Muslimanët sunitë janë të varur nga turqit, erdoganistë e fetyllahxhinj dhe myftinjë e imamët nuk besojnë më tek shteti shqiptar, edhe pse e shohin se është një shtet që I trajton si palestinezët. Bektashinjte duan edhe keta treven e tyre kompakte dhe autonomine ne shtet. Katolikët janë kthyer tek feja, ku si katundarë nuk kanë qënë asnjëherë, dhe tani duan edhe një kanton të përvetcëm dhe autonom. Bashkësitë etnike janë kompaktësuar dhe duan edhe këta pushtet në zonat ku janë shumicë apo që I konsiderojnë të tyret. Bullgarët, grekët, maqedonasit, dhe përpara të gjithëve, vllehët duan vetëqeverisjen dhe autonominë e tyre.

site rencontre rwanda Së dyti, dhe në vazhdim e duke ndërtuar mbi këto ndasira, në më shumë se së një mënyrë, jemi gjashtë muaj larg kryengritjeve si të listës së gjatë të kryengritjeve të bashkësive fetare, etnike, dhe krahinore. Në kryengritjen e tyre, ortodoksët deshën dhe luftuan kompaktësisht për Toskërinë dhe për interesat greke kundër muslimanëve shqiptarë dhe kunder bektashinjve duke kryer masakra të paimagjinueshme. Muslimanët sunitë u ngritën për të sjellë rendin e duhur dhe për të mbrojtur kalifin. Esadistët deshën krijimin e një shteti në linjë me pranueshmërinë e shteteve fqinje. Katolikët me ambicjen e Gjomarkajve synonin krijimin e një principate katolike, sic donin francezët. Gjithkah tjetër, bajraktarë, bejlerë, pashallarë, kapedanë, dhe me radhë u turrën për të ruajtur sundimin e tyre në zona të ngushta dhe qesharake politikisht por aq ua hante syri këtyre.

http://itwixie.com/?rimotyr=cherche-une-fille&273=03 Së treti, sipër këtyre bashkësive, bandave, organizatave, lidhjeve e besëlidhjeve, e vetmja lidhje kompakte ishte struktura e bejlerëve dhe e shqiptarëve komitetaxhinj të turqve të rinj, që ose ishin kthyer nga Turqia, ose kishin pasur emërimet, ose jetonin në këtë territor. E ndarë më dysh, bejlerët e mëdhenj në një anë dhe të shkolluarit që thirreshëin bejlerë për hir të shkollës ose të gradës, luftonin për interesat e tyre, të të huajve që I kontrollonin si marioneta. Shumica e tyre pa asnjë rrënjë në popull kërkonin mbështetjen e të huajve në projektet e tyre. Sot, mbi strukturat e këtyre bashkësive qëndron paria e Tiranës, e përcarë në klanet kriminale që imagjinohen si bejlerë, por që gjithmonë janë në shërbim të të huajve dhe kundër shqiptarëve.

rencontre femme malgache en belgique Së katërti, fuqia e vërtetë e shtetit ishte me të huajt. Si komisionerë, delegatë, ambasadorë, përfaqësues e konsuj, të huajt mundoheshin të bënin ligjin në shtetin shqiptar. Të gjithë silleshin sikur u besonin të huajve mirëpo gjithkush mundohej të bënte atë që I interesonte. Në këtë listë ku hyjnë që nga Esad Toptani, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, e me radhë ka pak figura që bëjnë përjashtim. Edhe në këtë pikë, ka një përpjekje të frikshme për të ndikuar nga të huajt, por edhe një rezistencë të jashtëzakonshme nga ana e parisë së Tiranës. Paria e Tiranës i kërkon të huajt por tani vazhdon me të njëjtën metodë që të ruajë interesat e veta kriminale. Të huajt duan që të vendosin shtetin që iu intereson dhe paria kërkon të mbajë shtetin që I shërben asaj dhe klaneve të saj. Mirëpo, marrëveshjet, traktatet, aleancat dhe penetrimi institucional garantojnë që të huajt do të kenë një peshë vendimtare.

important site Së pesti, shtetet e konsoliduara fqinjë, edhe kur janë në krizë të thellë janë shtete. Në atë kohë shteti ishte tkurrur në një enklavë të ngushtë. Tjerakund funksiononte në varësi e në bashkëpunim me strukturat që kishin ndikim në zona të caktuara. Sot, shteti real funksionon në një zonë të caktuar dhe me tej duhet që të bëjë aleanca apo të mbesë në varësinë e strukturave mafioze lokale.

overthinking things dating Së gjashti, në atë kohë kishte një coroditje të jashtëzakonshme lidhur me kombin, shtetin, dhe identitetin. Pakkush e kuptonte si duhej se sa I rëndësishëm ishte shteti, kombin dhe vetëdija etnike. Edhe në këtë kohë, paria ka arritur që të shkatërrojë e zhvlerësojë vlerën e identitetit, të shtetit dhe të kombit. Sot kur duhet më shumë se kurrë që kultivohen vlerat e vërteta, jemi në të njëjtën gjendje. Mohohet shteti, përtallet kombi dhe përqeshet identiteti shqiptar. Kjo nuk ndodh se nuk një agjendë të caktuar. Si bejlerët dikur, edhe këta duan një masë skllevërish për interesat e tyre.

site de rencontre gratuit 75 Së shtati, atëherë njerëzit u mbyllën në jetët e tyre dhe pranuan edhe oligarkinë e bejlerëve, arhondëve dhe bajraktarëve. Periudha e thellë e mjerimit dhe e shkatërrimit, e vrasjeve dhe përndjekjeve, një periudhë genocidale për shqiptarët ka lënë një gjurmë traumatike që pati shumë pasoja për dhjetravjecarët e mëpastajshëm. Mbulimi me heshtje dhe injoranca nuk i kanë shuar pasojat por vetëm i kanë fshehur. Efektet e tyre vazhdojnë ende. Edhe sot, kjo që po ndodh është një gjendje traumatike e cila e I shtyn njerëzit që të mbyllen në vetevet, të humbin vlerat si njerëz dhe të bëjnë zgjidhje që do ti shenjojnë si kontigjente te krimit e të fatkeqësisë. Megjithatë, zgjidhjet e tyre nuk kalojnë nga shtet-kombi I duhur por nga pranimi e legjitimimi I parisë që sërish ndjek modelet e bejlerëve, arhondëve dhe bajraktarëve të rinj.

Mjaftojnë këto shtatë paralele që cdo njeri I arsyeshëm të ndjehet tejet i shqetësuar për fatin e keq që i prêt shqiptarët. Kush mbjell erën, korr furtunën thotë populli ynë I mencur. Dhe kush mbjell sherrin, përcarjen dhe krimin, me siguri prêt e shpreson për luftën civile, vrasjet e shkatërrimin. Këta festuan pavarësinë por nuk na treguan se mbas asaj erdhi lufta e egër ndërshqiptare, me baza fetare dhe rajonale, mbas së cilës qëndronin të huajt dhe shtetet fqinje, se shkatërrimi ishte I thellë dhe cmimi që u pagua ishte I tmerrshëm. Ky ishte edhe mësimi që këta duhej të na e tregonin që të mos e përsërisim por që nuk iu intereson se në këtë pikë, edhe këta si ata bejlerë, arhondë, shehlerë, e bajraktarë të 105 viteve më parë, mendojnë vetëm e vetëm për veten e tyre dhe ne mbesim ne mjerimin tone.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!