Lajme të Fundit

EPIDEMIA E DROGËS DHE SHKATËRRIMI I SHQIPTARËVE

wocheneinkauf single kosten Posted on November 22, 2017 in Ballina, Tema Për Debat

reflet(s) rencontres autour du bijou MIRDIT TOSKA

site rencontre pour ado belgique gratuit sans inscription Nuk ka asnjë dyshim që plani i mirëmenduar dhe që po zbatohet pa asnjë ngurrim për shkatërrimin e shqiptarëve ka një element të fuqishëm dhe shkatërrimtar që është vesi. Së bashku me zhveshjen nga identiteti kolektiv etnik, me uzurpimin e shtetit dhe me mbisundimin e krimit, që shkatërrojnë kolektivitetin e bashkësine etnike, veset janë arma më e fortë që shkatërron individin si qënie morale, meturp dhe shoqërore. Veset e bëjnë individin dhe njeriun, një joperson dhe e kthejnë në skllav të atyre që kanë në dorë mallin që dëshërojnë skllëvërit. Kumara, varësitë e ndryshme (alkool, duhan etj.) prostitucioni dhe droga janë katër llojet e veseve që shkatërrojnë një shoqëri më kulm e themel. Duke konsideruar se jemi në këtë gjendje tash 27 vite, dhe pa asnje dyshim d.m.th. që i kemi humbur dy breza, efektet e veseve mbi shoqërinë tonë etnike shqiptare kanë qënë të tmerrshme.

http://metodosalargarpene.es/ebioer/5195 Megjithatë, duhen edhe disa fakte te thata për të na sjellë në mend se ku jemi. Dje doli një ish-ministër financash, ish-deputet, dhe njeri që është pjesë e kupolës së krimit të parisë dhe me një qetësi prej llogaritari të Mafias tha se ka 80000 mijë shqiptarë në moshë të re që marrin kokainë, të paktën gjysëm grami në ditë, dhe se shifra e parave që harxhohen për kokainë i kalon 2 miliardë dollarët e mund të shkojë deri në dy miliardë e treqind milionë dollarë. Shifra zyrtare që jepet është se shqiptarët zënë vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës dhe 2.5 % e shqiptarëve janë përdorues të rregullt të saj. Edhe në vetvete, kaq është mjaft për me të ikë truri. Sepse në shtetin antishqiptar ka një përdorim masiv të drogave të ndryshme. Ia vlen të përmenden këto katër lloje drogash.

http://www.bicialpedrete.es/?okno=citas-en-linea-clinica-san-gabriel&415=54 Së pari, marijuana që është në përdorim të gjithanshëm, në të gjithë nivelet dhe e kudogjindshme. Kam parë me sytë e mi, mu tek Drejtoria e Policisë në Tiranë, në qoshe të pallatit përballë të shitej marihuana. Dhe ata që e blenin ishin fëmijë, jo më shumë se 15-16 vjec.

peru mujeres solteras Së dyti, hashashi dhe opiatët e niveleve të ndryshme. Kjo epidemi është një tmerr që nuk përmendet kund dhe që kalon nga morfina deri tek drogat e forta si heroina. Se sa vjen nga Afganistani përmes Turqisë, dhe sa ngelet në Shqipëri, vetëm një Zot I madh e din.

site de chatte Së treti, janë ilacet mjekësore, dhe barbituratët. Ka një epidemic drogash të fshehur në këtë shtet kriminal të drejtuar nga kriminelët që nuk përmendet kund. Kjo është drogëshitja përmes strukturave që duhej të ishin shëndetësore. Shpërndarja massive e drogave ka infektuar tërësisht edhe një brez që tashmë kërkon thjesht ta zërë gjumi… brezin e tretë. Me dhjetramijëra pleq e plaka që nuk kanë asnjë lloj zgjidhjeje për dhimbjet fizike e shpirtërore e mbysin lodhjen e mërzinë me droga ligjore që I marrin me shumicë, dhe disa jo fort lirë tek mjekët që njohin.

http://www.techhelpnumbers.com/font/2489 Së katërti janë drogat sintetike. Edhe pse nuk ka shumë jehonë në shtetin shqiptar, ku drogat e përmendura më lart janë të lira dhe lehtësisht të gjindshme, drugat sintetike dhe vdekjeprurëse kanë hyrë dhe janë duke u përhapur. Laboratoret që janë kapur e bllokuar kanë pasur pajisje për këto lloj drogash. Kimistët dhe përzierjet janë lehtësisht të gjindshëm.

Home Page Katër pyetjet kryesore lidhur me këtë problem kaq vdekjeprurës për një komb dhe përgjigjet që ato marrin janë të qarta. Më së pari, pyetja është se ku humb e kush fiton? Për të humbur humbin shqiptarët. Pasojat e drogës janë duke u ndjerë fort tani dhe do të vazhdojnë për shumë breza. Kinezët ende diskutojnë për pasojat e opiumit që u shpërnda aty në shekullin e 19. Ne, kjo epidemic droge na ka shndrruar në kavie eksperimentale. Shoqëria, morali shoqëror identiteti vlerat dhe deri edhe genet janë duke u shkërmoqur e dobësuar në atë nivel sa do të përfundojmë si disa koloni që nuk e kanë marrë veten ndonjëherë.Se kush ftion, me siguri fiton sindikata ndërkombëtare e krimit që u pasurua pa asnjë lodhje me jetën e shqiptarëve, që ka pronë tokën e shtetin e tyre. U pasuruan edhe pjestarët e parisë, por ndryshe nga pronarët e tyre të sindikatës së krimit, këta vetë janë të droguar dhe fëmijët I kanë të shkatërruar e familjet e mbaruara. E gjithë kjo për hir të parasë që kanë mbledhur dhe që nuk kujt ia lënë e nuk kanë se si ta gëzojnë. Pyetja e dytë është a ka arritur fundi? Jo, jemi ende në fillim të rrugës, tmerri më I madh nap ret më pas. Pyetja e tretë është se kush mund ta ndalë? Vetëm shteti. Si bëhet që shteti ta ndalë? Po duke u kthyer nga morali I duhur, ideja kombëtare, vlerat dhe njerëzillëku. A do na ndihmojë kush?

code ar rencontrer pokemon emeraude Po kush do të na ndihmojë vec vetes??? thirrini mendjes se vetwm i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Askush nuk pyet për ne, askush nuk do të na ndihmojë ne, aq më shumë që duke qënë një pikë kaq kyce e jetës ndërkombëtare kriminale, të gjithë kanë nisur të na shohin si ciban në brinjë të Europës. Dhe që të mos harroj ta them, po nuk e gjetëm zgjidhjen e duhur ne, do të na e imponojnë ata. Por, duke u kthyer tek fillimi, 1/10 e prodhimit kombëtar të deklaruar shkon për drogë; 20% e rinisë 16-40 vjec merr drogë të rëndë; 2.5 % e gjithë popullsisë janë të varur nga drogat… dhe të gjithë heshtin, askush nuk flet dhe të gjithë mendojnë vtëm për paranë. Edhe me pasë kenë të mallkuar nuk duhej me ndodhë kështu. Por paraja e drogws dhe lwvizja e saj dorw nw dorw e bankw me banke,  tw tregon si shkaktarin pwr gjendjen ashtu edhe ata qw pwrfitojnw nga kjo katastrofw shqiptare.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!